BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Luljeta Bozo ruan kodin e veshjes edhe në temperaturat e larta! Deputetja në çdo seancë parlamentare, pavarësisht probleme shëndetësore

18:48 - 05.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luljeta Bozo është deputetja më e vjetër e Parlamentit tonë. Megjithatë mosha, nuk e ka ndaluar që të marrë pjesë në thuajse çdo seancë plenare, duke vijuar angazhimin edhe pse shpesh herë me probleme shëndetësore.




luljeta bozo3

Vetëm pak kohë më parë, deputetja u shfaq në seancë plenare me një bastun, duke treguar se pavarësisht vështirësive, detyra vijonte njëlloj. Megjithatë, ato ditë tashmë kanë mbetur pas, pasi Bozo shpejt e ka marrë veten nga problemi që kishte, duke u rikuperuar sërish.

luljeta bozo

Në seancën e fundit plenare, ajo nuk kishte sesi të mungonte. Pavarësisht temperaturave të larta, Bozo ka treguar si gjithnjë se vijon ti mbetet besnike kodit të veshjes, duke respektuar edhe moshën e saj.

Ndonëse temperaturat ishin të larta, deputetja nuk e ka hequr për asnjë moment xhaketën me mëngë të gjata, duke preferuar të ruajë imazhin e saj. E në fakt nuk janë të shumta koleget që i kemi parë kaq formale, as në ditë të tilla.

luljeta bozo1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.