Kronikë

Emri/ U nxor i gjallë nga rrënojat, ndërron jetë rrugës për spital pronari i banesës! Policia: Kishte shkuar për të kryer punime ndërtimi

14:36 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë mbetur nën rrënoja pas shembjes së një tarrace në fshatin Katund i Ri në Qerret.




Edhe pse u nxorën të gjallë nga rrënojat, pronari i banesës Shaban Shehu ka ndërruar jetë për në spital, në ambulancë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Qerret, ku bëhet me dije se dy personat kishin shkuar në banesën e vjetër për ta shembur, por përfunduan brenda rrënojave.

Njoftimi i policisë:

Qerret, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.