LAJMI I FUNDIT

Të shtëna me armë në drejtim të policisë në Veri të Kosovës, arrestohet shqiptari i njohur si “Kaça” dhe 4 serbë

14:53 - 11.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë persona janë arrestuar sot (11 gusht) nga polica e Kosovës në veri, në Zubin Potok, pasi nuk i janë bindur policisë për të ndaluar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve.




 

Sipas policisë së Kosovës, të arrestuarit janë katër serb dhe një shqiptar, të cilët ishin ndaluar nën dyshimin se po kontabandonin cigare.

Shqiptari i arrestuar është shtetasi B.Z i njohur me emrin  “Kaça”, raporton Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka deklaruar për mediat se ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Policia ka tentuar me i ndalë pesë vetura dhe një kombi për kontrabandë, gjatë tentimit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ana e tyre, pastaj Policia ia ka kthyer. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar. Po ashtu jemi në kërkim të një personi”, tha ai.

Elshani bëri të ditur se ka kanë konfiskuar tri vetura, dhe se personat e arrestuar ishin duke kontrabanduar cigare, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat: “Sulm ndaj personave zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”.

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.