AKTUALITET

Shmanget tragjedia në brigjet e Greqisë, autoritetet shpëtojnë dhjetëra emigrantë në detin Egje

16:03 - 19.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet greke i kanë shpëtuar të shtunën rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone, tha Roja Bregdetare e Greqisë.




Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit.

Roja Bregdetare tha në një komunikatë për media më 19 gusht se një anije patrulluese e saj i gjeti 41 persona në një gomone pranë ishullit Lesbos. Ata u evakuuan dhe u dërguar në një qendër pranimi në ishull.

Pas një ndjekje mëngjesin e së shtunës, një anije patrulluese e rojës bregdetare e ndali një tjetër gomone që po barte 17 njerëz afër ishujve Arkii në lindje të Egjeut. Emigrantët u dërguan në ishullin Patmos, derisa njëri prej tyre u arrestua nën dyshimin se i përkiste zinxhirit të trafikantëve.

Zyrtarët grekë i kanë fajësuar konfliktet në Afrikë për rritjen e numrit të emigrantëve, i cili e ka shtuar trysnin mbi rrugët kryesore të trafikimit në Evropë, si dhe në mbi një industri në rritje të tregut të zi në Turqi, e cila prodhon anije gomone të cilësisë së ulët. Kushtet e mira verore për lundrim kanë kontribuuar në rritjen e numrit të emigrantëve, po ashtu.

Qeveria e Greqisë thotë se nuk e ka ndryshuar politikën e vet për interceptimin e anijeve në det, i cili e kishte ulur dukshëm numrin e emigrantëve në vitet e fundit.

Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë Greqinë se bën dëbime të jashtëligjshme verore në Turqi, të njerëzve që ia dalin të arrijnë në bregdetet greke. Athina e mohon fuqishëm këtë./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.