Kronikë

EMRI/ Dyshohet se u qëllua për vdekje me thikë nga motra e saj, kush është 37-vjeçarja që u gjet e pajetë në rrugën e Kavajës

09:13 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku 37-vjeçarja, Amanda Pushani është gjetur e vrarë.




Në trupin e viktimës ka shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj. Paraprakisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një debat mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë. Uniformat blu kanë arritur të arrestojnë autoren e dyshuar, Marsela Pushani 40 vjeç, disa orë pas ngjarjes.

Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe të afërm të viktimës, për t’u marrë në pyetje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.