BLUETOOTH

“Nuk dua të flas fare për këtë njeri”/ Dikur të dashuruar, por dy influencuesit e Instagramit, përjetuan momente të vështira mes tyre në ambientet e një lokali nate

16:48 - 04.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth pesë muaj pas ndarjes së tyre, personazhet ‘VIP’, Alexandra Panagiotarou dhe Stathis Schizas patën një moment të vështirë në një klub nate.




Influencuesja e Instagramit, ka zgjedhur këtë ambient të veçantë për të festuar ditëlindjen me miqtë e saj. Sipas një raportimi të emisionit “Summer Po”, ish-lojtari i “Survivor”-it po i hidhte lule ish-partneres së tij dhe kjo gjë ka acaruar Alexandra Panagiotarou.

Më pas, kur Stathis Schizas i është afruar dhe në videon e publikuar nga emisioni, duket se kanë një dialog intensiv. Në një moment, Stathis Schizas i ka kapur për dore dhe ajo ka reaguar menjëherë.

“Nuk dua të flas fare për këtë njeri”

Ata e konfirmuan ndarjen e tyre majin e kaluar, kur tashmë kishin filluar të qarkullonin njoftime se kishin marrë rrugë të ndara.

Që atëherë, në çdo dalje publike atyre u janë bërë pyetje për njëri-tjetrin. Kur influencuejsa ishte në ‘MAD VMA’ në qershor foli me kamerat e emisioneve argëtuese që ishin aty. Lidhur me ndarjen e saj ajo u shpreh: “Në një ndarje dhe në përgjithësi, në çdo marrëdhënie, nuk mund të dish se çfarë ndodh kur mbyllet dera. Unë jam një person që nuk më pëlqen të ekspozoj njerëzit e mi. Edhe nëse e di që duke e bërë histori, të gjithë do të jenë në favorin tim. Edhe në këtë rast nuk e bëj, sepse respektoj personin që kam pranë”.

Kur u pyet më pas për Stathis Schizën, ajo u shpreh:  “Nuk dua të flas fare për këtë njeri. Sigurisht që i kam të gjitha gjërat e mia, më pëlqejnë gjërat e mia. Nuk ia ktheva dhuratat, as ai dhuratat që i kisha bërë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, nuk u futa fare në këtë proces”.

Takimi i tyre në Mykonos – Nuk shkëmbyen fjalë

Në fund të korrikut, Alexandra Panagiotarou ndodhej në Mykonos, ku ish-partneri i saj ndodhej me pushime, së bashku me dy ish-shokët e tij të skuadrës, George Asimakopoulos dhe Nikos Bartzis.

Kamera e Mykonos Live TV ka pikasur çiftin në ishull, ku njëri ishte shumë afër tjetrit. Mirëpo, jo vetëm që nuk folën, por as u përshëndetën.

Në fakt, kur Alexandra Panagiotarou e kuptoi praninë e ish-partnerit të saj, ktheu kokën, pa kërkuar megjithatë të komunikonte me të. Pak minuta pasi ajo ishte pranë tij, Stathis Schizas u largua nga vendi i ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.