Të gjithë kemi pjesë të shoqërisë tonë një person që gjithmonë vonohet në çdo ngjarje, takim, punë etj.
Ndonëse është diçka e mërzitshme dhe acaruese për personin që pret, faktikisht ndoshta duhet t’ua falim papërgjegjësinë personave të tillë.
Kjo pasi që studimet e fundit shkencore kanë zbuluar se njerëzit që kanë këtë ves apo zakon, ndonjëherë edhe defekt supozohet të bëjnë një jetë të gjatë dhe produktive.
A mund të arsyetohen personat që gjithmonë vonohen?
Personat që vonohen janë zakonisht më pak të stresuar, më pak të shqetësuar për ngjarjet e rëndësishme që kanë dhe në përgjithësi ndihen më të relaksuar.
Kjo pastaj shpie në shtypje më të ulët të gjakut, në rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, shëndet më të mirë kardiovaskular, shanse më të vogla për depresion, etj.
Të gjitha këto përfitime shëndetësore që vinë nga mos shqetësimi i këtyre personave janë karakteristika pozitive që zgjasin jetën.