LAJMI I FUNDIT

E rëndë/ Eskavatori e tërheq zvarrë, dita e parë e punës përfundon në tragjedi për 24-vjeçarin shqiptar

13:43 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e të premtes, ku viktimë e një aksidenti ka mbetur një 24-vjeçar shqiptar, i cili është tërhequr zvarrë nga një eskavator.




Sipas asaj çka shkruajnë mediat greke, ngjarja ndodhi në Dewa, gjatë punimeve që po kryheshin në Rema Rebelia.

Mësohet se për 24-vjeçarin ishte dita e parë e punës si një punëtor i një kompanie kontraktore

Bazuar në informacionet e para, ende nuk sqarohet mënyra se si u shkaktua aksidenti me pasoja fatale për punëtorin e ri.

Trupi i viktimës u mor nga ambulanca e EKAV dhe u dërgua në spitalin e Agrinio, ku u konfirmua zyrtarisht vdekja e tij. Për shkaqet e sakta të vdekjes së tij është urdhëruar autopsia në Shërbimin Mjekoligjor të Patrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.