Kronikë

EMRI/ E pëplasi makina teksa ishte duke lëvizur me biçikletë, humb jetën i moshuari

19:32 - 22.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka humbur jetën në spital 79-vjeçari Muhamet Allisha, i cili u përplas nga një makinë në qendër të Korçës, teksa lëvizte me biçikletë.




Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Republika”, ku automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen me iniciale O. M., ka aksidentuar shetasin Muhamet Allisha, rreth 79 vjeç, banues në Korçë.

 

 

I moshuari është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës me ambulancë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.