AKTUALITET

Shtëllunga të zeza tymi, përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë! Zjarrfikësit në “betejë” me flakët, shpëton e moshuara

11:28 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 12 të qytetit të Korçës, ku brenda ishte dhe një e moshuar.




Sipas të dhënave, e moshuara është jashtë rrezikut, pasi është nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset.

Nga pamjet shihen shtëllunga të zeza tymi të dalin nga çatia. Aktualisht zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

zjarrrr

Uniformat blu informojnë se flakët nisën rreth orë 10:45 të paradites së sotme (22.09.2023) dhe nuk nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.