Kronikë

Fshehu në automjet mbi 251 mijë euro dhe medikamente mjekësore, arrestohet 58-vjeçari në Portin e Durrësit

11:39 - 23.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 58-vjeçar që vinte nga Itali është arrestuar në portin e Durrësit pasi iu gjetën në automjet 251.295 euro të padeklaruara dhe medikamente mjekësore.




Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri, para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet si rezultat i inteligjencës policore dhe i analizës së riskut, operacioni policor i koduar “Fluksi”. Sekuestrohen 251 295 euro dhe medikamente mjekësore.

Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e grupeve kriminale që tentojnë pastrimin e parave, si  dhe për sekuestrimin e aseteve dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Arrestohet 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, paratë dhe medikamentet që kishte fshehur në automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e tentativave për pastrim të parave nga grupet kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të futur para dhe medikamente në vendin tonë, pa i deklaruar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 4″, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. H., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.