BLUETOOTH

Edhe pse të ndarë, Gerard Piqué dhe Shakira kanë akoma diçka të përbashkët, ja çfarë e lidh çiftin

11:36 - 01.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja e çiftit Shakira dhe Pique për një kohë të gjatë ishte kryefjala e mediave.




Duket se dyshja vazhdojnë të kenë angazhime  të përbashkëta.

Krahas fëmijëve, këngëtarja dhe ish-futbollisti, vazhdojnë të kenë një kompleks me tre shtëpi, që ende nuk po shitet kjo pasi nuk gjejnë dot blerës.

Mësohet se kostoja llogaritet në 15 milionë euro për tre rezidencat, ose 11.9 milionë vetëm për dy kryesoret, megjithatë është e lartë në krahasim me pjesën tjetër të zonës.

Shtëpia dhe trualli në të cilin është ndërtuar ka një sipërfaqe prej 3800 metrash katrorë. Ka pesë kate, me dy nëntokë. Ndër të tjera ka sallë lojërash, ambient studimi, bibliotekë, palestër, pishina, sallë kinemaje dhe fushë tenisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.