BLUETOOTH

“Më kthe mbrapsht dhuratat me vlerë 65 milionë euro”- Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2012, Gjykata hedh poshtë padinë e ish-të dashurës së ish-Mbretit të Spanjës!

11:02 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë në Londër ka hedhur poshtë një çështje ligjore prej 145 milionë euro të ngritur nga një ish e dashura e ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos.




Biznesmenja daneze, Corinna zu Sayn-Wittgenstein-Sayn, akuzoi Juan Carlos për drejtimin e një fushate ngacmimi kundër saj pasi marrëdhënia përfundoi në vitin 2012.

Ajo pretendoi gjithçka filloi pasi refuzoi t’i kthente dhuratat me vlerë miliona paund që ai i kishte dhënë. Por ish-Mbreti i mohoi akuzat e saj.

Biznesmenja zu Sayn-Wittgenstein-Sayn, e cila ngriti padinë në vitin 2020, tha se ishte “e zhgënjyer” nga vendimi dhe se ishte “dëshpëruese të shohësh se viktimat e ngacmimit që shpesh luftojnë për të gjetur drejtësi në sistemin tonë ligjor”.

Ajo pretendon se Juan Carlos i bëri presion asaj që t’i kthente dhuratat me vlerë 65 milionë euro pasi lidhja e tyre mbaroi, pas një udhëtimi të tyre në Botsvana në 2012.

Juan Carlos hoqi dorë nga froni në vitin 2014 pas një sërë skandalesh që përfshinin familjen e tij, duke përfshirë një hetim korrupsioni për bashkëshortin e vajzës së tij, Inaki Urdangarin, i cili më vonë u burgos.

Ish-mbreti ka jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga viti 2020, pasi u largua nga Spanja pas akuzave për mashtrim ndaj tij që u hodhën poshtë nga gjykata.

Një hetim zviceran për një pagesë shumë milionëshe nga Arabia Saudite u mbyll për shkak të provave të pamjaftueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.