BLUETOOTH

Arti në zi/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta regjisori i njohur i filmave

11:10 - 09.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seknaristi dhe regjisori i njohur britanik, Terence Davies ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Essex pas betejës me sëmundjen e rëndë.




Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Jam thellësisht i pikëlluar të njoftoj vdekjen e Terence Davies, i cili vdiq në shtëpi në gjumë pas një sëmundjeje të shkurtër të shtunën më 7 tetor.”– tha ai.

Më i vogli nga dhjetë fëmijët, Davies u rrit në një familje të madhe katolike të klasës punëtore në qytetin port anglez të Liverpulit. Ai punoi si nëpunës në një zyrë transporti dhe një kontabilist në një firmë kontabiliteti përpara se të regjistrohej në një shkollë në qytetin e Coventry dhe më vonë në Shkollën Kombëtare të Filmit.

Pas realizimit të disa filmave të shkurtër eksperimentalë në vitet ’70 dhe ’80, të njohur si trilogjia e Terence Davies, ai bëri debutimin e tij artistik me “Distant Voices” të vitit 1988, dhe “Still Lives”.

Ai fitoi çmimin Ndërkombëtar të Kritikës në Kanë në vitin 1988 dhe në vitin 2002 u votua si filmi i nëntë më i mirë i 25 viteve të fundit nga kritikët britanikë të filmit.

Filmi i fundit i Davies ishte “Benediction”, i cili u bazua në jetën e ushtarit dhe poetit të Luftës së Parë Botërore Siegfried Sassoon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.