BLUETOOTH

Flini pa rroba? Ja çfarë duhet të dini, ndikon në …

18:33 - 09.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët thonë se mund të humbni peshë  nëse flini pa rroba dhe kjo ka të bëjë me temperaturën e ulët ndaj së cilës trupi ekspozohet kur rrobat hiqen para gjumit.




Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, temperaturat e ftohta gjatë natës rrisin yndyrën kafe (yndyra që djeg më shumë energji) në trupin tonë, e cila përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë kontribuon në humbjen e peshës.

Ne kemi dy lloje kryesore të yndyrës

Yndyrë të bardhë dhe yndyrë kafe. Yndyra e bardhë është në thelb ruajtja e energjisë që ndodh kur merrni kalori shtesë, yndyra kafe aktivizohet në mjedise të ftohta, duke djegur energji për të ruajtur temperaturën e trupit.

Gjumi nudo mund të ulë stresin, i cili gjithashtu ndikon në humbjen e peshës, shkruan Health Digest.

“Gjatë ritmit normal cirkadian njerëzor, gjumi ndodh kur temperaturat janë në rënie. Kjo rënie e temperaturës fillon rreth dy orë para se të flini, që përkon me lirimin e hormonit të gjumit melatoninës,” shpjegoi Katherine Hall, një psikologe gjumi.

Për ata që duan të provojnë të fjeturit pa rroba, sigurohuni që të bëni dush para gjumit për të shmangur ndotjen e çarçafëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.