AKTUALITET

“Policia ndjek këmba-këmbës keqbërësit”- Ministri i Brendshëm për Paketën e Sigurisë: Vijon operacioni kombëtar për arrestimin e shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave

14:37 - 16.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë detaje për operacionin Kombëtar lidhur me Paketën e Sigurisë në shkolla e cila përfshin ndjekjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike.
Balla shkruan se Policia e Shtetit është çdo ditë vigjilente pranë çdo shkolle për të ndjekur këmba-këmbës keqbërësit.
Reagim i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni kombëtar për garantimin e #PaketaeSigurisë në shkolla ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin dhe procedimin penal të 27 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike, në afërsi të shkollave ose në lokale të frekuentuar nga të rinjtë.”, shkruan Balla.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.