AKTUALITET

Kishte kthyer lokalin e tij në pikë bastesh sportive, arrestohet 18-vjeçari në Kurbin dhe 4 ‘lojtarët’ që u kapën në flagrancë

17:19 - 19.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, ndërsa në pranga është vënë një 18-vjeçar. Policia bën me dije se i riu kishte  vënë lokalin e tij, në dispozicion të vënies së basteve sportive, me celularë, dhe të organizimit të lojërave me letra.




Po ashtu në pranga dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur, ndërsa janë sekuestruar 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të disa lojërave të fatit.

Si rezultat i fazës së katërt të operacionit “Basti i fundit”, u vunë në pranga shtetasit: B. H., 18 vjeç, F. H., 20 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. Sh., 30 vjeç dhe V. M., 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.

Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.