BLUETOOTH

“Ishi im është fytyrë publike e njihni të gjithë”- Erjola Doçi: Kam bërë sakrifica për dashurinë, vuajtjen e kaloj duke ngritur dolli edhe pse brenda e shkatërruar

13:15 - 21.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Erjola Doçi së fundmi ka ardhur me një rrëfim ndryshe.




Erjola ka habitur publikun teksa tha se ajo ka pasur një lidhje me një personazh publik por ai nuk u zbulua kurrë.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Festë në 5” ajo ka treguar se arsyeja përse nuk ka një njeri përkrah është fakti që nuk i mban dot të dyja edhe shkëlqimin e ekranit edhe të dashurin.

Në fakt nga intervista bukuroshja lë të kuptohet se partnerët e saj i kanë kërkuar që të heq dorë nga televizioni ndaj edhe ajo ndihet më mirë beqare.

Ndër të tjera ajo tregon se kohë më parë ajo i dha fund një lidhje dashurie edhe pse e dashuronte shumë njeriun që kishte përkrah.

Pjesë nga intervista:

Nuk është se nuk ka pasur, unë kam pasur përkrah një personazh publik por e kam mbrojtur aq shumë sa mos të dalë.

E njohim te gjithë?

Po fatkeqësisht e njihni.

E ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për të shkuarën e saj teksa rrëfen se për dashurinë ka bërë sakrifica.

Nuk ka gjë më të keqe se kur heq dorë nga ai që dashuron për shkak të angazhimeve apo prioriteteve që ke në jetë.

Nuk jam  aspak krenare që e kam bërë por gjë me të  keqe nuk është sakrificë.

Po si kalohen këto situata të vështira

Duke buzëqeshur dhe duke ngritur dolli edhe kur brenda je e shkatërruar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.