Kronikë

E trishtë/ E ëma e braktisi në garazhin e pallatit, ndërron jetë foshnja e porsalindur

11:04 - 09.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërron jetë foshnja që u gjet e porsalindur në parkingun nëntokësor të pallatit. Lajmi i trishtë është bërë publik nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në Facebook.




Ministri Balla shkruan se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve foshnja, që u braktis nga nëna në bodrum, nuk ia doli dot.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Balla shprehet se kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.