AKTUALITET

Stoltenberg mesazh Kosovës dhe Serbisë: Dërgimi i FSK-së në veri jo pa konsultim me KFOR-in, palët të vijojnë dialogun

17:23 - 20.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë dhe mesazhe të qarta për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se NATO  mbështet dialogun mes dy shteteve, ndërsa i kujtoi Prishtinës se nuk mund të dërgojë ushtrinë në veri e vendit, pa u konsultuar më parë me misionin e KFOR.




Sipas Stoltenberg, Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e vuri theksin edhe tek krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, hap ky, që sipas Stoltenberg do të kontribuonte në avancimi e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Trupat e KFOR u sulmuan, duke bërë që dhjetëra ushtarë të plagoseshin, disa lehtë, disa rendë. Sulme të tilla dhune janë të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësia dhe dislokuam 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe kemi shtuar patrullimet në veri. Këto janë hapa, që KFOR vazhdon të përmbush mandatin e tij të OKB. Stabiliteti ne rajon mbështetet shumë nga prevalimi I demokracisë mbi dhunën. Dërgimi i FSK në veri, kërkon konsultime paraprake me KFOR. NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.

Gjatë konferencës për mediat, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se vendi i saj ka dëshmuar se është një partner i besueshëm i NATO-s.

“Kosova dhe NATO janë në të njëjtën anë, terroristët janë në anë tjetër. Kosova e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i NATO, që nga strehimi i afganëve deri vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.