AKTUALITET

“Albin Kurti po i fryn zjarrit”- Halimi për Panorama: Të mos bëjë populizëm, por të nisë zbatimin e marrëveshjeve!

15:13 - 23.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori ekzekutiv për studime europiane dhe globale ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po bën populizëm përmes vendimeve të fundit.




Ai u ndal tek vendimi i kryeministrit Kurti për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve për serbët e Kosovës, për të cilin tha se me këtë qëndrim “po i fryn zjarrit”.

Jeton Halimi: Unë mendoj që Kurti po i fryn zjarrit dhe mendoj se duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjeve të arritura një vit më parë. Dhe mos mbajtja e zgjedhjeve me një kusht të vetëm dihet shumë qartë që z.Kurti bën populizëm dhe i ka rënë përqindja me marrjen e gatishmërisë e themelimit të Zajednicës. Mundohet t’i mbulojë këto, me i rikthye këto me faktin se nuk i lë serbët e Kosovës me i mbajt zgjedhjet.

Duhet të marrë mbi supe dhe të nisë zbatimin e gjithë marrëveshjeve dhe të mos merret me populizëm.

Ky don me kamuflue themelimin e asociacionit me këto lojëra rritjen e buxhetit për ushtrinë.

Albin Kurti dhe VV ka ardhur në pushtet me premtimin se nuk do të themelojë kurrfarë Zajednice.

Me 5000 ushtarë dhe 800 rezervë, nuk mund të mbrohet Kosova, po mos ishin forcat e KFOR.

E përkrahim rritjen e buxhetit për ushtrinë por jo me populizëm se ato nuk janë paret e Albin Kurtit, por janë buxhet i shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.