Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, 4 persona të lënduar, dërgohen në spital

09:52 - 26.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Fier.




Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët, të cilët janë dërguar në psital për ndihmë mjekësore.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.