AKTUALITET

Po kthehej në shtëpi me biçikletë pasi pa ndeshjen, makina përplas për vdekje të moshuarin shqiptar në Itali

16:30 - 26.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 75-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme (25 nëntor) në Porcari të provincës së Luccas në Itali.




I moshuari po kthehej me biçikletë në shtëpi kur u përplas nga një automjet tip Volkswagen Golf që drejtohej nga një e re.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 75-vjeçari është hedhur disa metra larg, duke gjetur vdfekjen e menjëhershme për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.

Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance, nuk u bë e mundur t’i shpëtohej jeta.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Puccini”, pranë një qendre bastesh ku 75-vjeçari kishte kaluar mbrëmjen duke parë një ndeshje futbolli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.