Kronikë

U arrestua pasi u kap me kokainë, i riu shqiptar çon çështjen në Gjykatën e Lartë britanike: Jam viktimë e skllavërisë moderne, më kërcënuan me pushkatim nëse nuk merresha me drogë

14:04 - 26.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri shqiptar që tregtonte drogë të klasit A është paraqitur në Gjykatën e Lartë britanike, duke kërkuar që të marrin përsipër çështjen e tij, nëse duhet të qëndrojë pas hekurave apo duhet të lihet i lirë.




 

32-vjeçari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012, u dënua prillin e kaluar për tregtim të drogës së cilësisë së parë, në Rushden, pasi u kap nga policia me 20 mijë paund drogë.

Ai tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne. Por Sekretarja e atëhershme e Brendshme Suella Braverman tha se ai nuk ishte viktimë dhe iu tha se do të dëbohej pasi plotësonte përkufizimin ligjor të një krimineli të huaj.

Por tani ai i ka çuar vendimet e saj në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se ishte kërcënuar se do të pushkatohej nëse nuk merrej me drogë.

Ai pretendoi se paraburgimi i tij ishte i paligjshëm dhe i kërkoi një gjyqtari të lartë të konsideronte lejimin e tij për të aplikuar për ‘lirim të përkohshëm’,  lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi, ose për lirim me kusht imigracioni nëse refuzohej masa e përkohshme.

I riu shqiptar gjithashtu i kërkoi gjykatës që ta lejonte të aplikonte për një rishikim gjyqësor të vendimit për të mos e kthyer çështjen e tij mbrapsht përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit, procesi me të cilin shteti vendos nëse je apo jo viktimë e skllavërisë moderne.

Gjykata vendosi se nuk do t’ia bëjë publik identitetin, por publikoi rezultatin e seancës anonime në interes të publikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.