BLUETOOTH

“Tentova të kryej vetëvrasje”- Banori i “BBVK” rrëfen me lot në sy dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë: Kisha frikë…

09:07 - 28.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme konkurenti i “Big Brother Vip Kosova”, Azem Gagica është rikthyer pas në kohë duke bërë një rrëfim tronditës mbi fëmijërinë e tij.




Mes lotësh ai ka treguar se nëna dhe ai dhunoheshin fizikisht nga babai i tij, i cili ia shfrynte familjes së tij nervat e luftës së Kosovës.

“Shumë e kam urryer babain për një kohë të gjatë. Unë fëmijët e mijë do ti lë që të shijojnë fëmijërinë nëse dëshirojnë të prekin diçka të prekin. Babai dhe xhaxhallarët e mi kanë dhënë shumë për Kosovën, edhe kur me u shfry, shfryju në familje te gruaja jote e fëmijët e tu, se i kam thënë me zor atij t’më bëjnë. Një përqafim jo një shuplakë, i kam thënë baba pse nuk po më përqafon një herë në jetë, a nuk më do a. Ka ardhur babai nga puna edhe është zënë diçka me mamin, edhe ia ka kap dorën e ka thy dhe e ka rrëzuar në tokë, unë i kam hip në shpinë i kam thënë lëshoje, sepse kam menduar që për shkak timin e ka dhunuar mamin, jam fajtor unë”, u shpreh ai.

Azemi tha se një ditë pas kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë vetërasje duke u hedhur nga një mur 3 metra, por ka shpëtuar shumë mirë.

 Një ditë pas kësaj ngjarjes, në shkollë kam qenë në klasën e dytë dhe as arsimtarët nuk e kanë ditur. Ka qenë një mur 3 metra dhe kam kërcyer nga muri poshtë por kam ra mirë, por nga frika nuk i kam treguar askujt kurr dhe nga ai moment i kam thënë vetes je burr dhe nuk bën të qash.”- tha konkurenti.

Mes lotësh ai tha se kur ka qenë fëmijë gjithmonë është distancuar nga shokët dhe shoqet e klaës, pasi në aktivitete që shkolla organizonte Azemi nuk ka shkuar kurrë.

 “Kam pasur rastin që shkonim me shkollën dikund, dhe unë nuk kam guxuar të shkoj, jam frikësuar që ti flas dajës e tezes. I thosha vetes çfarë iu kam bërë unë këtyre, a smë kanë familje. Prapë se prapë, ky është babai im, më ka rritur, më ka ofruar mundësitë edhe duhesh me dhënë dashuri gjithmonë. 21 vjet i kam thënë boll më nuk shkon kështu dhe nga ajo dite ka nisur që të përmirësohet gjendja. Babai e ka zemrën shumë të mirë, po ajo pjesë ka qenë…, por unë jam mësuar që të mos dorëzohem, edhe kurrë më nuk do lejoj dikënd që të më marrë gëzimin. Vetëm një herë të jetë të gëzohem dhe asgjë më shumë nuk do të kisha dëshirë”, shtoi mes tjerash Gagica.

Pasi Azemi rrëfeu këtë histori të trishtë të jetës së tij, të gjithë konkurentët të prekur shpërthyen në lot.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.