Kronikë

I biri porositi vrasjen e 30-vjeçares, flet babai i Naim Murselit: Liridonën e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë! Arrestimin e djalit e mësova pasi…

12:54 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i Naim Murseli ka treguar momentin kur i mësoi arrestimin e të birit, i akuzuar për porositjen e vrasjes së Liridona Murseli për 30 mijë euro.




Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, Shaban Murseli i kërkoi falje të gjithë shqiptarëve për krimin e kryer nga i biri.

Ai theksoi se sa të jetë gjallë Liridona do të jetë pjesë e familjes së tij.

“Ju kërkoj falje të gjithë atyre që dëgjuan intervistën e parë që bëra nga varrezat.

Pas varrimit nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej. Ai u arrestua dhe askush nuk më tha mua që ai do të arrestohej, që të mos shqetësohesha.

Sot e 100 vjet jam me familjen Ademaj, Liridonën e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë, i shpreh ngushëllimet gjithë kombit shqiptar. Kjo ngjarje i ka prek thellë të gjithë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.