Kosova

Detaje të reja/ Liridona Ademaj dhe Naim Murseli në proces divorci në Suedi, publikohet dokumenti

14:19 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murseli, më 29 nëntor në Prishtinë, tronditi opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri.




Fillimisht, Policia e Kosovës rastin e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia kishte njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçares, mes të cilëve ishte pikërisht bashkëshorti i të ndjerës.

Shkaqet që çuan Naimin në kryerjen e kësaj vepre të rëndë ende nuk dihen zyrtarisht edhe pse në media dhe nga familjarët e Liridonës dhe Naimit, janë dhënë disa versione.

Pas ngjarjes të dy familjet, u shprehen se çifti ka qenë i lumtur dhe për asnjë moment ata nuk kanë kërkuar ndarjen nga njëri – tjetri, por nga një dokumenti i siguruar nga KosovaPress, konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët  për divorc në një gjykatë suedeze.

Megjithatë divorci nuk ndodhi, sepse brenda periudhës  gjatë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë shqyrtimit, asnjëri nuk kishte shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridonë Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokumentin që ka parë KosovaPress.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.