Kosova

Zbardhet dëshmia e menaxherit të lokalit ku Liridona darkoi për herë të fundit: Ishin shumë të lumtur!

13:27 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mexheri i lokalit, ku Liridona Ademaj së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët, konsumuan darkën e fundit para se kjo e fundit të vritej teksa ktheheshin në shtëpi, ka deklaruar se çifti ishin klientë të përhershëm.




Në një bisede telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, menaxheri tha se ata dukeshin një familje e lumtur dhe se atë natë kur ndodhi ngjarja ishin bashkë me fëmijët.

Ndër të tjera ai ka treguar se policia ka marrë të gjitha pamjet e nevojshme nga lokali, duke refuzuar të jap më shumë detaje.

“Jam menaxheri…në rastin e vajzës ka ardhur policia. Ishin klientë, ishin shumë të lumtur, të qetë…ishin si fëmijë. Policia mori videon…Ne nuk mundet t’ju japim gjë.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.