Kronikë

Arrestimi i personit të katërt të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, prokuroria jep detaje

08:00 - 10.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është ndaluar personi i katërt i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 nëntorit.




Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit të rastit është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse“, sipas KPRK-së”, ka thënë ajo.

“Brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit“, shtoi Ulaj.

I dyshuari në fjalë është Tomë Dodaj, nga Novosella e Gjakovës. Sipas mediave kosovare ai i ka siguruar armëm tip pistoletë, vrasësit, Granit Plava.

Zbulimi i krimit

Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës.

Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.

Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët.

Ende nuk dihet roli i anëtarit të FSK, Kushtrim Kokalla në ngjarjen e rëndë, që dyshohet se u porosit nga daja i tij.

Liridona, me kërkesë të familjes, u zharros nga Gjakovë dhe u rivarros sërish në fshatin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.