Kronikë

“Sa e pa e goditi”- Detaje nga plagosja e Andrea Kalemit në burgun grek, autori egjiptian mbante në celular foton e tij

19:52 - 17.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbulua nga plagosja e shqiptarit Adriatik Kalemit alias Andrea Kalemit, në një burg të Greqisë.




News24, raporton se autori i ngjarjes, për të cilin thuhet se është një shtetas egjiptian, mësohet se ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, ndërsa në telefonin e tij ai kishte foton e Andrea Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar ta vriste.

Sapo ka parë foton ai e ka qëlluar me thikë. Telefoni i egjiptianit u gjet i thyer më pas, ndërsa nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë.

Kalemi mësohet se ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë.  Mësohet se ngjarja është shënuar vetëm pak ditë para se Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast.

Megjithatë burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.