Kronikë

EMRI/ Shqiptari i dha fund jetës në “anijen hotel” të emigrantëve në Angli! Rrëfehet e motra: Rojet e trajtonin si kafshë

09:06 - 18.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbardhur nga vetëvrasja e të riut shqiptar në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.




Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se viktima është identifikuar si Leonard Farruku, 27- vjeç nga Manëza e Durrësit.

“The Telegraph”, shkruan se në bisedën e fundit me të afërmit, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira, por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë. E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.

Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli. Dhe për t’ja arritur këtij qëllimi ka theksuar ajo, ai iu bind kërkesës së Home Office për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion azilantëve mbërritur gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone mes tyre 12.800 shqiptarë.

Për ngjarjen tragjike të vetëvrasjes së Leonard Farrukut një zënës i Home Office tha se: “Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë. Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.