Kronikë

VIDEO/ “Kishte marrë plagë në stomak”- Plagosja e 40-vjeçarit, flet dëshmitarja: Autori iku në këmbë

10:20 - 18.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje është regjistruar paraditen e sotme (18 dhjetor) në qendër të qytetit të Shkodrës, ku 40-vjeçari, Aleksandër Curri është qëlluar me katër herë më armë zjarri.




Autori i ngjarjes ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe pas ngjarjes është larguar në drejti të kryqëzimit të ish-degës, ndërsa policia  është vënë në ndjekje të tij.

 

 

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe mësohet se është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Një prej dëshmitarëve, shprehet se i plagosuri kishte marrë plumb në stomak dhe ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta para se të vinte ambulanca.

“I dhashë ndihmën, isha duke lypur. Shkova me vrap e pashë. Autorin nuk e njoh. I plagosuri ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta, shkova unë e para dhe kërkova ndihmë, derisa erdhi një efektiv i policisë rrugore. Kishte marrë plagë në stomak, kishte shumë gjak. Iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”” u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.