Kronikë

Kontrabandonin produkte mishi nga Greqia, kapen 6 të rinj shqiptarë. Sekuestrohen armë gjahu dhe thika

16:09 - 19.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

6 të rinj janë kapur nga autoritetet grek ndërsa tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme me produkte mishi kontrabandë.




Mësohet se dy prej tyre janë vendosur në pranga, ndërsa për katër të tjerët ka nisur procedimi penal.

Sipas uniformave blu të Korçës, janë sekuestruar 187 kg mish i kontrabanduar, 1 armë gjahu dhe 3 thika që iu gjetën këtyre shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve dhe shërbimet e ZMPK të territorit, të DVKM Korçë, goditën një rast të kontrabandës së mallrave dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 28 vjeç, banues në Bilisht dhe Sh. D., banues në fshatin Eçmenik, Devoll.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J. Sh., 22 vjeç, banues në Bilisht, F. M., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, R. A., 32 vjeç dhe A. A., 44 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të fshatit Vidohovë, kanë konstatuar këta shtetas, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme me kuaj, me të cilët po transportonin edhe rreth 187 kg mish. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. M. iu gjet një armë gjahu çifte, ndërsa shtetasve S. L. dhe Sh. D. iu gjetën 3 thika, të cilat së bashku me sasinë e mishit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.