AKTUALITET

Sherr mes disa personave në Lezhë, lëndohet rëndë njëri prej tyre. I plagosuri transportohet drejt Traumës

21:36 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 dhjetor), në qytetin e Lezhës, ku disa persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.




Sipas raportimeve, si pasojë e konfliktit një prej personave të përfshirë ka mbetur i lënduar rëndë, pasi është goditur me sende të forta.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën Luigj Gurakuqi, ndërsa i  lënduari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen duke shoqëruar edhe disa persona të dyshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.