Kronikë

Emri/ Detaje të tmerrshme nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare nga partneri dhe shoku i tij, viktima shtatzënë u qëllua disa herë me thikë në qafë

11:00 - 09.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati nga partneri dhe i shoku i tij në natën e ndërrimit të viteve.




Dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjisë që nuk dyshonte kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.

Sipas mediave greke, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili me kërcënimin me thikë ka neutralizuar gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe vendosi shirit mbi gojën e saj.

Ajo që e bën më të tmerrshme këtë histori, është se dy burrat e kanë çuar në dhomën e gjumit, dhe e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të humbë jetën.

Lëvizja tjetër – dhe me sa duket e planifikuar paraprakisht – e dy autorëve ishte të merrnin një bagazh, të vendosnin trupin e pajetë të Gjeorgjisë brenda dhe në fund ta transportonin atë në një zonë të shkretë të Halkidikit.

Informacionet nga burime policore mësojnë se në fund, pasi kanë braktisur bagazhin me trupin e 41-vjeçares, 39-vjeçari dhe 34-vjeçari janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur shumën prej 80 eurosh.

Lexo edhe: https://gazetashqiptare.al/2024/01/09/u-vra-thike-dhe-trupin-ia-hodhen-detaje-tronditese-nga-vrasja-e-41-vjecares-shtatzene-nga-partneri-saj/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.