Kronikë

“Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”/ Balla: Pres rezultate më të mira në parandalimin e ngjarjeve kriminale

13:59 - 09.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli” gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit.




Balla shkruan se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 30 persona, ndërsa janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohtë.

Ai shprehet se pret rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë.

Reagimi i Taulant Ballës:

‍♀️“SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI”

30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan.

Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.

Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.