Kronikë

Shqiptari vret me armë zjarri partneren në Greqi! 39-vjeçari me precedentë penal dyshohet se ka qenë i dehur

07:58 - 16.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.




Ngjarja sipas mediave greke mësohet se ka ndodhur në zonën e Kaminias, në Kretë.

39-vjeçari shqiptar, i cili ka rezultuar me precedentë penal për drogë, dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe ka vrarë partneren e tij rumune, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Pas aktit të tij, ai vetë ka telefonuar ambulancën por gruaja nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sakaq mësohet se shqiptari është arrestuar dhe ka pranuar krimin.

Sipas raportimeve të deri tanishme nga mediat greke ende nuk është bëri i qartë motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.