BLUETOOTH

“Ishte betejë jetë a vdekje!”-Vesa Smolica rrëfen historinë e saj: Mjekët më dhanë tre ditë jetë

12:36 - 06.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorja e Big Brother Vip, Vesa Smolica ka rrëfyer betejën e saj me sëmundjen në moshën 21-vjeçare, teksa ka treguar mes lotësh.




Këngëtarja është shprehur se iu është nënshtruar disa operacioneve, ndërsa natën qante nga dhimbjet, duke shtuar se “kanë qenë 2 vite mizore me shëndetin tim”.

Vesa deklaroi se u dobësua shumë dhe i ra imuniteti, ndërsa këmbët filluan t’i nxiheshin.

Pas kontrollove mjekësore, bluzat e bardha i dhanë edhe 3 ditë jetë, ndërsa iu nënshtrua operacionit për të shpëtuar.

“Kam qenë 21-22 vjeçe. Kam arritur deri në një pikë, jetë a vdekje, ishin dy vite mizore me shëndetin tim.

Shkoja në shtrat natën dhe qaja prej dhimbjeve. U dobësova shumë, më ra imuniteti, por vazhdoja me muzikën, pasi aty gjeja ngushëllim.

Filluan të më nxiheshin këmbët, ndërkohë kisha kaluar 3 operime, një torturë, më thanë 3 tre ditë jetë. Nëse do të shpëtosh, duhet të qëndrosh në spital dhe t’i nënshtrohesh direkt operimit. Kisha dhimbje të tmerrshme, më mbanin me morfinë”, tha banorja e BBV.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.