BLUETOOTH

“I ke problem burrat që janë me ndonjë grua?”-Vazhdojnë debatet mes Egla Ceno dhe Ilnisa Agollit: Mos më ngatërro me veten, nuk u futem familjeve në mes

17:44 - 11.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në një debat në lidhje me marrëdhëniet. Egla i është shprehur Ilnisës se është tradicionale në lidhje, por Ilnisa i është kthyer duke i thënë se çfarë i pëlqen.




Aktorja ka thënë një burrë, dhe me tone ironie, gazetarja e ka pyetur nëse i pëlqejnë burrat e martuar. Pas kësaj pyetje, debati mes tyre agravon dhe më shumë.

 Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Po na trego një çikë, nuk të pëlqejnë më të vegjël se vetja e?

Egla: Jo

Ilnisa: Të pëlqejnë më të mëdhenj se vetja, sa të mëdhenj?

Egla: Burra. Unë jam tradicionaliste në lidhje

Ilnisa: Si janë këta burra, se mos janë me ndonjë grua, e ke problem

Egla: Nuk jam kështu, mos më ngatërro me veten

Ilnisa: Te vegjël nuk i do?

Egla: Jo

Ilnisa: Oh shpirt i vogël

Egla; Të vjen keq ty! Nuk jam si ty, që u futet familjeve në mes

Ilnisa: Të pëlqen gjinia e njëjtë

Egla: Jam tradicionaliste. Ti po përdor thjesht atë çunin që është zero për të..

Ilnisa: Kur është ai zero, ti çfarë je? O ballokumja e shtëpisë

Egla: Është 10 vjet më i vogël se ty, ca po bën me atë

Ilnisa:Është 8

Egla: Është 10, je 38, ai është 28

Ilnisa: Unë bëra 37

Egla: Dukesh si 38

Ilnisa: Sa rëndë që je. Për cfarë e përdor marrdhënien time ti?

Egla: Të vjen keq që spo përdor asgjë

Ilnisa: Gjuhën nuk e përdor, mendohu një cikë mirë

Egla: Nuk jam e ftuar në një intervistë. Kur të dalësh mund të bësh një dokumentar mbi mua

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.