Kryesore

Apeli shtyu seancën për Berishën, avokati Gjokutaj: Munguan dy prokurorë për “arsye profesionale”, justifikime!

10:37 - 19.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pas shtyrjes së vendimit për Sali Berishën, në lidhje me kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare.




Gjoktuaj tregoi se arsyeja e shtyrjes së sencës ishte mungesa e dy prokurorëve për “arsye profesionale”. Sipas tij, ky ishte në justifikim.

Ndër të tjera, Gjokutaj bëri me dije se seanca e radhës do të zhvillohet në datën 25 mars, orë 09:00.

“Mbi ankimin që ne kemi bërë për dhënin leje të marr pjesë në Kuvend, në seancë gjyqësore u konstatua që prokurorët nuk morën pjesë, kishin dërguar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent.

Ky është një justifikim, të paktën njëri duhet të ishte. Nuk e kuptoj termin “arsye profesionale”, sepse profesioni i prokurorit është në hetim e gjykim.

Me angazhimin e zoti Rama në punë të tjera, duket kontakti i shkëputur, dhe është caktuar është një datë tjetër deri sa të vendoset SPAK në kontakte me zotin Rama. Në datë 25 ditën e hënë, në orën 9. Edhe Apeli, shumë e rëndë të mungojnë prokurorët, një seancë me rëndësi për kryetarin e opozitës”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.