Kryesore

Investimet e dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit, Rama: Propozimi duhet të kalojë disa shkallë, do ta shqyrtojmë

10:27 - 19.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve, ku foli edhe për investimet në ishullin e Sazanit që pritet  të bëhen nga dhëndri i Donald  Trump.




Kreu i qeverisë u shpreh se propozimi duhet të kalojë disa shkallë dhe nëse vizioni përputhen me vizionin, do të ecet përpara.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen”, tha ai më tej.

Rama: Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e kam pasur qeveritë paraardhëse, nuk është bërë ende realitet, më parë ka qenë e paimagjinueshne qe të afroheshin investitorë të tillë, sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm  nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim.

Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë  e krijimit të një ekuilibri  mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës atëhere do ecim përpara.

Latinët kanë një shprehje” Padija nuk është argument”. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja të gjitha vendet në këtë planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i përket zhvillimeve në sektori ne turizmit , jo vetëm që kanë legjislacione favorizuese, po është një garë se kush i ka me lëhtesuese qe të tërheqin investitorë.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, përkundrazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.