Kryesore

U paraqit sot në SPAK, ish-ministri tregon arsyen: U thirra për çështjen CEZ-DIA! Kam folur me letra, jo në heshtje

10:55 - 19.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili u paraqit në SPAK paraditen e sotme është shprehur se ishte thirrur për çështjen “CEZ-DIA”.




Naço u shpreh për mediat se në atë kohë ka pasur një raport korrekt dhe ligjor, dhe se ka folur me letra jo me heshtje.

Ai u shpreh më tej se me ndryshimin e ligjit atë kohë i kurseu 40 milion euro buxhetit të shtetit, dhe nxori komanitë në treg të lirë.

Nasip Naço: Nuk do doja të isha sot këtu, për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Fakti që jam këtu, skeptikët apo ziliqarët do hedhin baltë dhe do qëllojnë më gur. Unë jam thirrur për të deklaruar në lidhje me çështjen penale që ka të bëj më kompaninë CEZ. Në atë kohë kam pasur një raport korrekt dhe ligjor, kam folur me letra jo me heshtje. Fakti që në atë kohë, për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo dhe më interesat  e shtetit, kam ndryshuar ligjin për energjinë eklektike, duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë eklektike disa kompani të madha që kishin gati 20% të tregut dhe kjo kompani e kishte lehtë të faturonte dhe të komunikonte me ta sesa me qytetarët.

Ky akt i kurseu 40 milion euro në atë kohë buxhetit të shtetit, nxori këto komani në treg të lirë. Sigurisht që ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë dhe spekulonin morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji, ish drejtori i CEZ u shkarkua nga detyra dhe Kastriot Ismailajt iu ndërpre kontrata dhe besoj se qëndrimi im dhe miratimi i ligjit ka folur për gjithçka në atë kohë, këto ishin dhe deklarimet që dhash në lidhje me këtë çështje.

Afera CEZ-DIA fillon në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve te CEZ-DIA, marrëveshje që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit shqiptar 414 milionë euro dëm pas prishjes së njëanshme kur Partia Socialiste mori pushtetin.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka rihapur në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike.

Për këtë çështje, në SPAK është thirrur dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të dhënë shpjegime për marrëveshjen mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.

Meta vazhdimisht ka thënë se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n. Çështja është gjykuar njëherë në vitin 2017 ku është dënuar me 11 vite burg administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.