Kronikë

U konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona/ Policia në Durrës arreston shijakasin, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni

15:39 - 26.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit vijon hetimet në lidhje me rastin e prostitucionit të goditur më 2024.




Si rezultat është vënë në pranga shtetasi 39-vjeçar, i cili u konfliktua me të renë nga Barcelona.

Mësohet se ai shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja në një banesë me qira, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihet në pranga shtetasi Ismet Zoto.

Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024.

Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.