BLUETOOTH

“Kam humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare”-Aktorja ndan sekretin: E mbajta private sepse…

17:02 - 29.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Rebel Wilson ka treguar se nuk e ka humbur virgjërinë deri në moshën 35-vjeçare.




 Ylli i “Pitch Perfect” tha se e ndau këtë sekret të saj me fansat me shpresën për të dërguar një mesazh pozitiv.

Sipas Wilson, për herë të parë ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale në moshën 35-vjeçare, por e kishte mbajtur atë private nga miqtë për shkak të presionit social.

“Jo të gjithë duhet të humbasin virgjërinë e tyre si adoleshente,” tha ajo në një intervistë për revistën People . “Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të bëhen pak më të pjekur.

“Dhe unë mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion si i ri.”

Kujtojmë se Wilson  gjithashtu ka lajmëruar fansat për fejesën e saj kur postoi një foto të buzëqeshur së bashku me të dashurën e saj në Instagram me mbishkrimin: “Mendova se po kërkoja një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney”. Shkruan aktorja duke shprehur kështu edhe orientimin e saj

Çifti Ramona Agruma dhe Rebel Wilson

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.