LAJMI I FUNDIT

Kaos në mbledhjen për zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Himarë, Blendi Klosi dhe prefekti Vangjel Tavo largohen nga salla

10:51 - 29.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe prefekti Vangjel Tavo janë larguar nga salla ku po zhvillohej mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Himarë.




Klosi dhe Tavo dolën jashtë sallës pas tensioneve të krijuara në ambientet e Këshillit Bashkiak të Himarës ku futën edhe qytetarët, që kërkuan largimin e tyre nga mbledhja.

Brenda sallës ndodhen edhe efektivë policie për të shtensionuar situatën.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.