AKTUALITET

“Doli tym, jo flakë!”- Zjarri në QSUT, shefi i urgjencës e mohon: Shërbimi jonë nuk ka çaluar. S’funksionon vetëm…

13:28 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë diskutohet për zjarrin e rënë në QSUT, ndërsa për të dhënë informacion në lidhje me ngjarjen është ftuar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shefi i Urgjencës, Endmond Zaimi dhe drejtues të tjerë të spitaleve në vend.




Në fjalën e tij, shefi i urgjencës deklaroi se shërbimi i urgjencës nuk ka çaluar në asnjë moment gjatë kësaj periudhe dhe sipas tij, nuk e ka ndërprerë shërbimin në asnjë moment.

Ai shtoi se e vetmja pjesë që nuk funksionon është pjesa e observimit të urgjencës.

Edmond Zaimi: Nga të gjithë po thuhet që në urgjencë ra zjarri, por te ne doli tymi. Te ne nuk ka rënë zjarr dhe nuk e kemi ndërprerë punën për asnjë moment.

Për shkak të dëmtimet edhe të një kabineti, urgjenca fillimisht u transferua tek “Ushtaraku”, ku ne çuam pjesë të stafit tonë për të shërbyer.

Shërbimi i urgjencës për mua nuk ka çaluar në asnjë moment. Fillimisht kemi pritur urgjencat ekstreme, derisa organizuam punën për të pritur urgjencat neurologjike, për të qenë sa më afër.

Në ditët e para kur ne nuk dinim dëmtimin e aparaturave, e transferuan edhe shërbimin e neurologjisë, pastaj kaloj sërish tek ne dhe pritëm të gjithë urgjencat.

Edhe urgjencat ekstreme ka marrë ndihmë tek ne, në cdo kohë, s’ka pasur ditë ku në mos të kemi menaxhuar urgjenca ekstreme.

E vetmja pjesë që nuk funksionon në shërbimin tonë, është pjesa e observimit të urgjencës.

Ditën e djeshme kishim 174 raste të paraqitura në urgjencën tonë. Thonë që cdo e keqe  ka edhe një të mirë, ne gjatë kësaj kohe kemi evituar rastet që nuk kanë qenë urgjente, të cilat janë menaxhuar nga qendrat shëndetësore, po ashtu është rritur edhe komunikimi me spitalet Rajonale, të cilët duhet të mbajnë ato raste që mund të mbajnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.