BOTA

Afrik jugore përballë thatësirave, çfarë solli Fenomeni ‘’El ninjo’’ dhe si pritet e ardhmja

18:39 - 18.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 20 milionë njerëz në Afrikën Jugore po përballen me atë që Kombet e Bashkuara e quajnë “uri akute” si një nga thatësirat më të këqija në më shumë se katër dekada.




Ajo zbeh të korrat, shkatërron bagëtinë dhe pas viteve të rritjes së çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga pandemia dhe lufta.U rrit dhe çmimi i misrit, i cili është kultura kryesore e rajonit.

Malavi, Zambia dhe Zimbabve kanë shpallur të gjitha emergjenca kombëtare.
Është një shije e hidhur e asaj që një klimë ngrohëse parashikohet të sjellë në një rajon që ka të ngjarë të ndikohet në mënyrë të menjëhershme nga ndryshimet klimatike, megjithëse shkencëtarët thanë se thatësira aktuale është më shumë e nxitur nga cikli natyror i motit i njohur si ‘’El Niño’’ sesa nga ngrohja globale.
Efektet e tij janë edhe më ndëshkuese, sepse në vitet e fundit rajoni ishte goditur nga ciklonet, shirat jashtëzakonisht të dendur dhe një shpërthim i zgjeruar i kolerës.

Nevoja për ‘ndihmë urgjente’
Shirat këtë vit filluan vonë dhe ishin më të ulëta se mesatarja. Në shkurt, kur të korrat kanë nevojë më shumë, pjesë të Zimbabve, Zambisë, Malavisë, Angolës, Mozambikut dhe Botsvanës morën një të pestën e reshjeve tipike. Gjë e cila solli shumë dëme për këto vende të cilat janë kryesisht agrare ku fermerët mbështeten tërësisht tek shirat.
Në Malavi jugor, në një lagje të quajtur Chikëaëa, disa banorë po ecnin në një lumë të mbushur me krokodilë për të mbledhur një zhardhok të egër të njohur si ‘’nyika’’ për të ‘’frenuar’’ urinë. “Zona ime ka nevojë për ndihmë urgjente,” tha udhëheqësi lokal, i cili e identifikoi veten si Shefi Chimombo.
Muajt e parë të çdo viti, pak para fillimit të korrjes në fund të prillit dhe majit, janë zakonisht një sezon i dobët. Këtë vit, për shkak se të korrat parashikohen të jenë dukshëm më të ulëta , sezoni i varfër ka të ngjarë të zgjasë më gjatë. “Situata e sigurisë ushqimore është shumë e keqe dhe pritet të përkeqësohet,” tha znj. Chabvuta.
Pse po ndodh ?
Sipas një analize të publikuar të enjten nga Ëorld Ëeather Attribution, një koalicion ndërkombëtar shkencëtarësh që përqendrohet në vlerësimin e shpejtë të ngjarjeve ekstreme të motit, përcaktuan se i vetmja ndihmesë pas thatësirës aktuale është ‘’El Niño’’, një fenomen natyror i motit që ngroh pjesë të Oqeanit dhe rregullon motin në mënyra të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës. Në Afrikën Jugore, El Niños tenton të sjellë reshje nën mesataren.
Fenomeni natyror në fjalë e bëri këtë thatësirë dy herë më të mundshme. Ky model moti tani po dobësohet, por pritet një përsëritje së shpejti. Thatësira mund të jetë përkeqësuar gjithashtu nga shpyllëzimi, i cili hedh poshtë modelet lokale të reshjeve dhe degradon tokat , përfundoi studimi.
Thatësirat është jashtëzakonisht e vështirë t’i ngarkohen ngrohjes globale. Kjo është veçanërisht e vërtetë sepse në rajone si Afrika Jugore, nuk ka një rrjet të dendur stacionesh moti që ofrojnë të dhëna të detajuara historike.
Shkencëtarët janë të pasigurt nëse ndryshimi i klimës luajti një rol në këtë thatësirë të veçantë. Megjithatë, ka pak pasiguri për efektet afatgjata të ndryshimeve klimatike në këtë pjesë të botës.
Temperatura mesatare në Afrikën Jugore është rritur me 1,8 gradë Celsius në 50 vitet e fundit , sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, si pasojë edhe numri i ditëve të nxehta është rritur. Kjo e bën një vit të thatë më keq. Bimët dhe kafshët janë më të etura. Lagështia avullon. Tokat thahen. Modelet shkencore tregojnë se Afrika Jugore po bëhet më e thatë në përgjithësi .
Paneli e quan Afrikën Jugore një ndryshim klimatik “pikë e nxehtë për sa i përket ekstremeve të nxehta dhe tharjes”.
A do të ketë Kosto përshtatja ?
Për miliona njerëz që përpiqen të përballojnë këtë thatësirë, vështirë se ka rëndësi nëse ndryshimi klimatik apo diçka tjetër është përgjegjëse.
Ajo që ka rëndësi është nëse këto komunitete mund të përshtaten mjaft shpejt ndaj goditjeve të motit.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që qëndrueshmëria ndaj thatësirave, veçanërisht në këto pjesë të kontinentit, duhet të përmirësohet me të vërtetë,” tha Joyce Kimutai, një nga autorët e studimit në Institutin Grantham, një qendër klimatike dhe mjedisore në Kolegjin Imperial.
Ka zgjidhje ekzistuese që kanë nevojë për para për t’u vënë në fuqi: sisteme paralajmërimi të hershëm që informojnë njerëzit se çfarë të presin, sigurime dhe siguri të tjera sociale, programe për t’i ndihmuar ata të përgatiten, si dhe diversifikimi i asaj që mbjellin fermerët. Misri është jashtëzakonisht i prekshëm nga nxehtësia dhe shirat e çrregullt , u shpreh autorja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.