BOTA

I futi duart nën fund një vajze dhe tentoi t’i prekë organet gjenitale teksa hipte në autobus, dënohet me burg 48-vjeçari! E reja: Fillova të bërtisja, pash policët dhe…

12:26 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është dënuar me 11 muaj burg, një 48 -vjeçar në Greqi, i cili ka sulmuar seksualisht një vajzë të re teksa ajo po hipte në autobusin e qytetit.




Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 16 korrikut 2020, në qendër të Selanikut, kur 22-vjeçarja (në atë kohë) ka shkuar për të hipur në autobusin e qytetit, nga stacioni i Kamara. Më pas, siç ka dëshmuar në gjykatë, i akuzuari i ka futur duart nën fund dhe ka tentuar t’i prekë organet gjenitale.

“Ai ishte pas meje kur po hipja në autobus. Unë reagova instinktivisht, fillova të bërtas dhe menjëherë shkova te shoferi dhe i kërkova të mbyllte dyert. Ai m’u përgjigj se nuk ka të drejtë të tillë dhe unë thirra policinë. Teksa po flisja me ta në telefon, pashë në një ndalesë dy policë. Zbrita menjëherë nga autobusi dhe ua tregova burrin. Edhe ai zbriti dhe më shante duke më thënë se jam e çmendur”, dëshmoi e reja.

Viktima u tha gjyqtarëve se nuk ka dyshim se i akuzuari është njeriu që i ka futur duart nën rrobat që ajo kishte veshur. Ajo ka theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe 48-vjeçari ka shëtitur lirshëm, me pasojë që e sheh shpesh përballë dhe në autobus.

“Sa herë që e shoh, dridhem ”, tha ajo. “Kam parë shumë fotografi të tij në rrjetet sociale që e tregojnë si një burrë që ka bërë të njëjtën gjë me vajzat e tjera që kanë bërë ankesa të ngjashme”, tregoi e reja.

Në gjykatë ka dëshmuar edhe një dëshmitar, punonjës policie, i cili ka konfirmuar se i pandehuri është arrestuar sërish për krime të ndryshme, dhe ka një “dosje” dhe ka vuajtur dënimin me burg për vepra të ngjashme.

Vihet re se i pandehuri është shpallur fajtor në shkallë të parë dhe është dënuar me 11 muaj burg, por ka apeluar vendimin dhe është liruar.

Pas vendimit të gjykatës, i akuzuari, i cili nuk është paraqitur për të kërkuar falje, pritet të arrestohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.