LAJMI I FUNDIT

Skandal i rëndë bastesh në NBA, përjashtohet përjetë një nga lojtarët e Torontos

19:05 - 18.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skandal i madh bastesh është zbuluar në NBA, kampionatin më të njohur të basketbollit në botë. Basketbollisti 24-vjeçar Zhontei Porter i Toronto Reptors, është përjashtuar përjetësisht nga aktivitetet sportive pasi ka mashtruar duke vënë baste.




Në një deklaratë nga NBA, u bë e ditur arsyeja pse ishte marrë ky vendim, pas një hetimi disajavor rreth Porter. “Një hetim i ligës zbuloi se Porter kishte thyer rregullat duke zbuluar informacione konfidenciale për bastvënës, duke limituar pjesëmarrjen e tij në një apo më shumë ndeshje për arsye bastesh dhe duke vënë baste në ndeshje të NBA”, shpjegohej në dokument.

Sipas NBA, Porter ka vënë bast në të paktën 13 raste nëpërmjet llogarisë në kompani bastesh të një personi të punësuar prej tij, nga janari deri në mars 2024, kur luante me Toronto Raptors ose ekipin e dytë në G League. Ai ka vënë bast për shuma rreth 47 mijë euro.

Gjatë kësaj periudhe, janë konstatuar baste të pazakonta rreth paraqitjes së tij. Ka dyshime se ai kishte bërë të mundur që të zëvendësohej në mënyrë që të fitonte baste të ndryshme të vendosura.

Për shembull në ndeshjet ndaj LA Klipërs dhe Sakramento Kings, ishin vënë baste të mëdha se ai do të qëndronte poshtë një numri të caktuar pikësh, topash në tabelë, asistesh apo gjuajtjesh për tre pikë. Porter rezulton se nuk ka luajtur më shumë se 4 minuta në secilën prej këtyre ndeshjeve, duke u raportuar si i dëmtuar apo i sëmurë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.