BLUETOOTH

Pasi u përfol se do të hynte në Big Brother për t’u takuar me Heidin, Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

17:00 - 01.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpara se të hynte në Big Brother VIP Albania 3, Heidi Baci ka qenë pjesë e Grande Fratello në Itali.




Ajo bëri bujë të madhe gjatë asaj kohe për shkak që krijoi një lidhje me aktorin Massimiliano Varrese, me të cilin kishte një diferencë të madhe në moshë, gjë që nuk i pëlqeu prindërve të saj dhe me këtë rast babai i saj hyri në dhe kërkoi që ajo të dilte.

Mes historisë së re të dashurisë me Romeo Veshajn, bukuroshja shpesh është komentuar edhe për lidhjen me Varresen teksa banorët kanë bërë shpesh krahasime mes du lidhjeve.

Kohëve të fundi është përfolur shumë se artisti italian do të hyjë në Big Brother për t’u përballur me Heidin.

Nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë por së fundmi aktori ka bërë një postim të dyshimtë duke shkruar në InstaStory italisht dhe shqip.

“Faleminderit sinqerisht të gjithë njerëzve që më shkruajnë me shumë dashuri nga Shqipëria”- ka shkruar ai

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.